Opinione
Shqipëria në udhëkryq si pasojë e koalicioneve politike*
Elita politikane, drejtuese dhe koalicioniste, qoftë me formim shqiptar apo perëndimor, më krijon ndjenjën sikur po e zhyt Shqipërinë çdo ditë pak e nga pak drejt « humnerës », pavarësisht se mundohet të dëshmojë të kundërtën. Duket sikur atë « dritën në fund të tunelit » do të na duhet shumë kohë për ta dalluar, edhe pse « tunelet shqiptare » nuk është se kanë ndojnë gjatësi metrike apo kilometrike të konsiderueshme. Më mërzit jashtë mase fakti që vendi ynë ende nuk ka arritur të nxjerrë në pah një lidership të ri politik, i cili ngjall besim në shoqëri.
Fatkeqësisht, shpresat e shoqërisë civile, për të kaluar nga niveli i mbijetesës në atë të jetesës, shuhen me politikat dështuese dhe natyrshëm me to rritet dëshpërimi dhe varfëria. Për shembull, a i ishin të nevojshme investimet për Jaguarët, The Economist, Blair-ët, Bunkerët ? – Ndoshta, por mund të kërkoheshin alternativa të tjera më pak kushtuese, kështu një pjesë e këtyre fondeve mund të ishte investuar për ata njerëz, të cilët Gjermania po kthen çdo ditë në Shqipëri, ose të tjerë që nuk arrijnë të paguajnë ilaçet apo shërbimet mjekësore, që nuk arrijnë të paguajnë energjinë elektrike, që nuk kanë me çfarë të ushqejnë fëmijët e tyre. A interesohet ndonjë « koalicionist » për Shqipërinë e varfër ? – Kushedi, ndonjëri/a. Në veçanti, interesohen të gjithë kur nevojitet një foto/video propagandistike për fushatën elektorale.
Si ka mundësi që një shtet i vogël me përafërsisht tre milion banorë – sa një krahinë në Francë(Bretagne) – ndodhet sot në një situatë të ç’thurur ? – Ndoshta, mjafton të analizohen « veprat » e klasës politike në tërësi për ta kuptuar. Shqipëria duket se po drejtohet si një lojë Poker-i nga politikanët, ku gjithçka mbështetet tek « shansi » dhe bllofi. Përse një elitë politikane është gjithmonë vizionare – largpamëse kur ndodhet në opozitë dhe « verbërohet » kur gjendet në pozitë ? – Në rastin e parë, kjo ndodh për të marrë pushtetin, ndërsa në të dytin që ta lëshojnë atë sa më vonë të jetë e mundur.
Në politikën shqiptare, më shqetëson përdorimi i termit « koalicion », që në teori do të thotë të kesh interesa të njëjta për qëllime të përbashkëta, ndërsa në praktikë qëllimet marrin një formë tjetër. Sot të bësh koalicion në Shqipëri, është sikur të bësh pakt me « Djallin ». Shqipëria po mbahet peng pikërisht nga loja koalicioneve « djallëzore ». A i kanë sosur limitet kësaj loje ? – E kanë tejkaluar, bajatur…i ka dalë boja. A mund të qeveriset një shtet, kur njëri mban timonin dhe tjetri frenat ? – Po, por me rrezikshmëri tmerrësisht të lartë destabilizimi. A mund të qeveriset një vend, kur njëri partner i koalicionit merr një vendim dhe tjetri e kundështon atë ? – Po, por nuk ka zhvillim – përparim. Për shembull, reforma në drejtësi dhe avancimi i dosjes për në BE do të jenë testi i radhës.
A është e këshillueshme që shqiptarët të vazhdojnë dhe të kenë besim te koalicionet politike, të cilat, në të kaluarën, i kanë bërë akuza nga më të rënda njëra – tjetrës ? – Jo, por hallet dhe varfëria i kanë detyruar dhe futur nën kthetrat e politikanëve. Ky « besim » do të vazhdojë edhe për pak kohë, deri në pritje të një lidershipi të ri, i cili po fillon të kërkohet – imponohet në mënyrë indirekte nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Politikanët e rinj do të distancohen nga korrupsioni dhe shqiptarët do të depolitizohen vetvetiu ashtu siç ka ndodhur edhe më parë në vendet perëndimore, dhe vetëm atëherë Shqipëria do të dalë nga udhëkryqi i « eksperiencave » të pseudo – koalicioneve politike.
Të mos harrojmë se Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e politikanëve. – Atdheu mbi të gjitha !
Pikëpamjet e shprehura në këtë opinion shprehim mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025








