Lajme
Parlamenti Evropian voton MSA-në me Kosovën
Nga gjithsej 754 parlamentarë të pranishëm në seancë, 468 europalamentarë kanë votuar pro MSA-së për Kosovën
Deputetët e Parlamenti Evropian me shumicë votash e kanë dhënë pëlqimin për Marrëveshjen e Stabilizim Asocijimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Nga gjithsej 754 parlamentarë të pranishëm në seancë, 468 europalamentar kanë votuar pro MSA-së për Kosovën.
Në lidhje me Marrëveshjen për Stabilizim Asocim në Parlamentin Evropian është diskutuar mbrëmë, ndërsa votimi i sotëm më shumë ka qenë formal.
Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, e cila është edhe raportuese për Kosovën në PE, ka thënë mbrëmë se MSA-ja është një akt historik në raportet në mes të Kosovës dhe BE-së si dokument i parë që rregullon raportet kontraktuale në mes të këtyre palëve.
“Një shumica votash në favor të kësaj marrëveshje jep një sinjal të rëndësishëm e pozitiv për qytetarët dhe ekonominë e Kosovës. Zbatimi i marrëveshjes do të ndihmojë institucionalizimin e procesit të reformave”, ka thënë Lunaçek
Në debat ka marrë pjesë edhe komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Negociata të zgjerimit, Johannes Hahn. Ai ka thënë se kjo marrëveshje ka një rëndësi të veçantë, ndërsa ka shprehur bindjen se ajo do të ndihmojë zhvillimin ekonomik të Kosovës, si dhe tërheqjen e investimeve të huaja që do të ndihmojë në krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë.
Pas dhënies së pëlqimit nga ana e Parlamentit Evropian, marrëveshja do të kthehet përsëri në Këshillin e Bashkimit Evropian ku duhet të merret vendimi për përmbylljen e saj. Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi pasi të dyja palët, BE-ja dhe Kosova, ta kenë njoftuar formalisht njëra-tjetrën për përmbylljen e procedurave përkatëse.
Menjëherë pas votimit në PE ka reaguar presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila tha se ratifikimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit nga Parlamenti Evropian mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian është një sinjal i rëndësishëm për anëtarësimin në BE.
“Ratifikimin i sotëm nga Parlamenti Evropian i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian është sinjal i rëndësishëm i mbështetjes që Kosova gëzon për të ndjekur rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ratifikimi i MSA-se nga PE e krijon një bazë të fuqishme institucionale dhe ligjore ndërmjet Kosovës dhe BE-së”, ka thënë Jahjaga.
Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se aprovimi i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian nga Parlamenti Evropian, është fitore për Kosovën.
“Aprovimi i sotëm i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, të Kosovës me BE-në, nga ana e Parlamentit Evropian, me një shumicë absolute votash, është një fitore e madhe politike për Kosovën. Një përkrahje e tillë e fuqishme, është shprehje e besimit evropian në kapacitetet e Kosovës për të përmbushur aspiratën e qytetarëve tanë, për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane”, tha ai.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













