Theodor Mommsen
Shkurt.ch
Dymbëdhjetë fitues të Çmimit Nobel jetonin në Cyrih
Shumë shkencëtarë të famshëm janë të lidhur me qytetin e Cyrihut. Por, çfarë bënin ata në kohën e tyre të lirë, kur ata ishin në qytet? Kjo galeri tregon disa vende ndër më të preferuarat e 12 laureatëve të Nobelit, të gjithë të pranishëm në ekspozitën “Ajnshtajn & Co – Cyrih dhe Çmimin Nobel”.
Shumë shkencëtarë të famshëm janë të lidhur me qytetin e Cyrihut. Por, çfarë bënin ata në kohën e tyre të lirë, kur ata ishin në qytet? Kjo galeri tregon disa vende ndër më të preferuarat e 12 laureatëve të Nobelit, të gjithë të pranishëm në ekspozitën “Ajnshtajn & Co – Cyrih dhe Çmimin Nobel”.

Gjermani Theodor Mommsen, me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1902 u vlerësua në kohën e tij si “mjeshtër i madh i shkrimit historik, me përmendje të veçantë për historinë e tij monumentale të Romës”. “Ai shkroi këtë libër, ndërsa jepte mësim në Universitetin e Cyrihut. Ai kishte zakon të kalojë kohën e tij me miq në kafenenë e ashtuquajtur “Café Littéraire”, në Weinplatz.

Çmimi Nobel në Kimi në vitin 1913 i erdhi zviceranit Alfred Werner për punën e tij si lidhen atomet për të formuar molekula, një studim që ka hapur fusha të reja të kërkimit, sidomos në kiminë inorganike. Flashi i tij i frymëzimit iu shfaq, ndërsa jetonte në Hotelin Pfauen më 1892. Publikimi vendimtar u bë në vitin 1983, në të njëjtën kohë kur u emërua profesor i kimisë në Universitetin e Cyrihut.

Çmimi Nobel për Fizikë në vitin1921 i shkoi të famshmit Albert Einstein për “shërbimet e tij në fizikën teorike dhe sidomos për zbulimin e ligjit të efektit fotoelektrik”. I ardhur nga Gjermania, Einstein ishte fillimisht student dhe më pas profesor në Universitetin Politeknik të Cyrihut, para se të shkojë në mërgim në Shtetet e Bashkuara. Shpesh mund të takoje Albert Einstein-in në Café Metropol.

Zvicerani Paul Karrer është bashkëfitues i Çmimit Nobel në Kimi në vitin 1937 për punën e tij për vitaminën A dhe B2. Karrer ka shpenzuar 40 vjet duke mësuar dhe duke bërë kërkime në Universitetin e Cyrihut. Ai kishte zakon të shkojë çdo të martë në Tonhalle, për të dëgjuar koncerte të muzikës klasike.

Çmimi Nobel në Fizikë në vitin 1945 iu dha austriakit Wolfgang Paul për përkufizimin e parimit përjashtues në mekanikën kuantike. Pauli u emërua profesor i fizikës teorike në ETH Cyrih, dhe pastaj vajti në Shtetet e Bashkuara gjatë luftës. Ai u kthye në Zyrih në vitin 1946. Pauli bashkë me Carl Gustav Jung themeloi Klubin e Psikologjisë në Zurich (foto).

Në vitin 1949, zvicerani Walter Rudolf Hess u bë bashkëfitues i Çmimit Nobel në Mjekësi “për zbulimin e tij të organizimit funksional të diencephalon-it si koordinator i organeve të brendshme”. Sanatoriumi Rigiblick (i cili tani është bërë një teatër) ishte vendi ku sillte nipërit e tij për një pije pas shëtitjes edukative në qytetin e Cyrihut.

Çmimi Nobel i vitit 1981 për Letërsi ju dha britanikut me orgjinë bullgare, Elias Canetti, mbrojtës i idesë pluraliste të kulturës evropiane në pasurimin e saj dhe të diversitetit. Gjatë 20 vjetëve të fundit të jetës së tij ai jetoi kryesisht në Cyrih, ku shpesh mund të shihej nëpër qytet me tramvaj.

Në vitin 1986 Çmimi Nobel për Fizikë i dorëzohet gjermanit Gerd Binnig dhe zviceranit Heinrich Rohrer, etërit e mikroskopit. Rohrer ka punuar 34 vjet në IBM Research Laboratory në Cyrih. Hoteli “Hôtel de ville”, i cili ka një ekspozitë rreth tij, ishte vendi i tij i preferuar në Cyrih.

Me Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1987 u shpërbye gjermani J. Georg Bednorz dhe zvicerani K. Alexander Müller për punën e tyre në superpërcjellshmëri në materiale qeramike. Gjithashtu nga laboratori IBM Müller sjell Çmimin e dytë të Nobelit. Opera e Cyrihut është një nga vendet e tij të preferuara në qytet.

Çmimi Nobel në Kimi në vitin 1991 ishte për zviceranin Richard R. Ernst, një specialist në spektroskopi magnetike bërthamore me rezolucion të lartë. I emërua profesor në ETH Cyrih në vitin 1976, ai kishte për pasion pikturën aziatike dhe tibetiane. Muzeu Rietberg, i vetmi muze i artit në Zvicër, i cili u dedikohet kulturave, ishte shumë i pëlqyer nga ky nobelist.

Çmimi Nobel në Mjekësi në vitin 1996 iu dha së bashku australianit Peter C. Doherty dhe zviceranit Rolf M. Zinkernagel, për zbulimin e sistemit të njohjes së sistemit imunitar të qelizave të infektuara nga viruset. Në mbrëmje Zinkernagel, kur largohej nga Instituti, kopshti i spitalit universitar i jepte një shije të kopshtit që kishte në shtëpinë e tij.

Në vitin 2002, Kurt Wüthrich nga Zvicra është bashkëfitues i Çmimit Nobel në Kimi “për zhvillimin e spektroskopisë me rezonancë magnetike bërthamore që shërben për caktimin e strukturës tredimensionale të makromolekulave”. I apasionuar pas sportit, është logjike që ai zgjodhi stadiumin e Letzigrund si vendin e tij të preferuar në Cyrih.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) uron muajin e Ramazanit. Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër njofton... -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta























