Shkurt.ch
Shkurtohet afati për pasaportën zvicerane në disa kantone
Në kantonet St. Gallen dhe Uri, zbatimi i ligjit të rishikuar do të sjellë lehtësime të dukshme për të huajt që duan të marrin shtetesinë zvicerane
Me ligjin e rishikuar federal, koha që kantonet e përcaktojnë si të nevojshme për natyralizimin e të huajve (dhënie të pasaportës zvicerane) duhet të jetë në mes 2 dhe pesë vjet e gjatë. Shumica e kantoneve nuk do të ketë problem me këtë kufizim pasi që tashmë e kanë pasur të rregulluar në nivel kantoni një afat të tillë.
Por, janë shtatë kantone, shumica në zonën lindore të vendit, të cilat afatet në fjalë i kanë më të gjata dhe duhet të ndryshojnë bazën ligjore të tyre në përputhje me atë që e jep ligji në nivel nacional, shkruan sda.ch.
Kështu, kantoni St. Gallen deri tash si kusht për të dhënë shtetësinë e ka qëndrimin tetë vjeçar në këtë kanton, kantoni Appenzell-Ausserrhoden, më së paku tre vjet dhe ai Appenzell-Innerrhoden, minimalisht pesë vjet, transmeton albinfo.ch. Në Thurgau duhet pasur së paku 6 vjet qëndrim, ashtu si dhe në kantonet: Glarus, Graubünden, Nidwalden dhe Solothurn.
Ndërsa rekordin në këtë drejtim e mban kantoni Uri, në të cilin, për të bërë kërkesën për natyralizim, i huaji duhet t`i ketë së paku dhjetë vjet qëndrim në atë kanton! Për këtë arsye në kantonet St. Gallen dhe Uri, zbatimi i ligjit të rishikuar do të sjellë lehtësime të dukshme për të huajt që duan të marrin shtetesinë zvicerane, shkruajnë mediet zvicerane.
Ekzekutivi i Kantonit St. Gallen me këtë rast ka propozuar që në ligjin kantonal për natyralizim të vihet afati prej pesë vitesh qëndrimi në kanton si kusht. Krahas kësaj, ai që dëshiron të natyarilzohet duhet që në dy vitet e fundit të ketë jetuar pa ndërprerje në të njëjtën komunë, përcjell albinfo.ch. Ndryshimi i ligjit tashmë është në duart e parlamentit të Kantonit, të cilit i është dhënë për konsultim.
Pasi që edhe ligji përkatës në nivel nacional ende nuk ka hyrë në fuqi, kantonet kanë ende kohë për të bërë përshtatjet e nevojshme.
Ligji i ri parasheh, veç tjerash, që ata të cilët duan të natyralizohen, duhet të kenë jetuar së paku 10 vjet në Zvicër, ndërsa në ligjin e vjetër parashiheshin 12 vjet.
Ligji i ri pritet të hyjë në fuqi jo para fillimit të vitit 2017.
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










