Integrimi
Me pasaportë të blerë sllovene, punon në Austri
Një kosovar i moshës 31 vjeçare është zbuluar se prej më shumë se një viti është duke punuar në Austri me dokumente të falsifikuara, njofton policia e Salzburgut.
Kosovari ishte pajisur me dokumente sllovene dhe ishte duke punuar në një firmë pastrimi në Salzburg. Në shtator të këtij viti, kosovari kishte udhëtuar për në Zvicër, por atje zyrtarët zviceranë e kuptojnë se dokumentet e tij nuk janë të origjinale. Më pas kosovarin e kthejnë sërish në Austri, përcjell “albinfo.ch”.
Në fund kosovari e pranon se dokumentet sllovene i kishte blerë me një çmim prej 2 mijë eurove. Si ndaj kosovarit ashtu edhe ndaj pronarit të firmës austriake janë duke vazhduar hetimet nga policia e Salzburgut.
E-Diaspora
-
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj Disa nga nxënësit më të talentuar nga Kosova janë kualifikuar për finalen e SiL English Competition,... -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat












