Gruaja
Albijona Muharremaj përfaqëson Gjermaninë në “Miss World 2015”
Shqiptarja Albijona Muharremaj është duke e përfaqësuar Gjermaninë në “Miss World 2015”, finalja e së cilës do të mbahet më 19 dhjetor në Sanya të Kinës. Albijona prej disa ditësh është duke qëndruar në Kinë për t‘u përgatitur sa më mirë për natën finale.
20-vjeçarja është e lindur në Suharekë, ndërsa që nga mosha 5-vjeçare së bashku me familje është shpërngulur për në Gjermani, ku edhe jeton në Munih. Ajo këtë vit u shpall fituese e titullit “Miss Gjermania”, ndërkohë vitin e kaluar ka përfaqësuar Kosovën në “Miss Interkontinental”. Muharremaj ka thënë se është optimiste se do të arrijë suksese edhe në këtë garë të bukurisë. Për webfaqen missdeutschland.tv, Albijona ka treguar se pëlqen aktrimin dhe modelimin, njoftonalbinfo.ch.
Ajo ka përfunduar shkollimin për tregti, hobet e saj janë: fitnesi, muzika dhe kalërimi. Pija e preferuar është vera. Pëlqen muzikën klasike dhe saul, kurse marka e veshjeve Zara dhe Mango. Përveç gjuhës shqipe, Albijona flet gjermanisht dhe anglisht. Motoja e saj është: “Mos e kaloni ditën pa buzëqeshje”. Për sukseset e këtij viti ajo shprehet: “Ky vit ka qenë shumë i lumtur për mua, shpresoj ta përmbyll sa më mirë edhe me sukses në Miss Wolrd”.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027









