Kompania ajrore ndërkombëtre e Zvicrës (Swiss) planifikon të rifillojë fluturimet për në dhe nga Tel Avivi, Izrael, më 1 gusht.
Kompania e saj mëmë, Lufthansa Group, ka shërbyer tashmë në Tel Aviv që nga qershori, megjithëse me një orar të reduktuar, raportojnë mediat zvicerane. Nga ana tjetër, Swiss kishte zgjatur vazhdimisht pezullimin e fluturimeve për në Tel Aviv.
Arsyet për ndryshimet e orarit ishin situata e tensionuar në dhe përreth Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane ndaj vendit.