CH-Ballkani
80% e shqiptarëve, me më pak se 10 dollarë në ditë
Rreth 80 për qind e popullsisë së Shqipërisë jeton me më pak se 10 dollarë në ditë. Për shpërndarjen e popullsisë sipas pragjeve të ndryshme të varfërisë, vetëm 20.44 për qind e popullsisë jetonin me mbi 10 dollarë në ditë, pjesa tjetër, 79.56 për qind jetonte me më pak se 10 dollarë në ditë. Të dhënat e Bankës Botërore janë për vitin 2013.
Krahasuar me rajonin, Shqipëria ka përqindjen më të ulët të popullsisë që e kalojnë pragun prej 10 dollarësh në ditë.
Më pas renditet Kosova me 25.15 për qind të popullsisë që jeton me më shumë se dhjetë dollarë në ditë, Maqedonia me 38.98 për qind, Serbia me më shumë se gjysmën e popullsisë, 58.25 për qind, Mali i Zi me thuajse tre të pestat e popullsisë, apo 60 për qind, që e kalonin pragun prej 10 dollarësh. Shqipëria ka gjithashtu edhe përqindjen më të lartë të popullsisë që jeton me pragun 3-10 dollarë në ditë, me 73.22 për qind të popullsisë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












