Kosova
Korrupsioni perceptohet si rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës
Vetëm 35% janë pro taksës
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në bashkëpunim me Qendrën e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP) kanë organizuar konferencën “Faza përfundimtare: Rifillimi i Dialogut Kosovë-Serbi”, ku u publikuan gjetjet e raportit të Barometrit Kosovar të Sigurisë – Edicioni special mbi Dialogun Kosovë-Serbisë, raporton EO.
Aty u tha se korrupsioni perceptohet si rreziku më i lartë ndaj sigurisë kombëtare të Kosovës. Papunësia renditet në vendin e dytë, ndërkaq krimi i organizuar renditet në vendin e tretë ndër rreziqet ndaj sigurisë kombëtare.
Plator Avdiu, hulumtues në QKSS, tha se në bazë të hulumtimit, del se korrupsioni, papunësia dhe Serbia janë rrezikuesit më të mëdhenj në Kosovë. Sipas tij, 80 për qind e shqiptarëve mendojmë se Kosova rrezikon ndarjen territoriale.
“Qytetarët janë pyetur me atë se çfarë e kërcënon sigurinë kombëtare. Korrupsioni, papunësia dhe Serbia janë rrezikuesit më të mëdhenj të sigurisë kombëtare”, sipas të anketuarve.
“Qytetarët ende mendojnë se ndarja e Kosovës dhe asociacioni janë ndër rrezikuarit e tjerë të sigurisë kombëtare. 80 për qind e shqiptarëve ende mendojnë se Kosova rrezikon ndarjen territoriale. Rrezik tjetër sipas qytetarëve është edhe asociacioni i komunave serbe”, tha ai.
Sa i përket taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, të anketuarit kanë qëndrime të ndryshme. Disa prej tyre mendojnë se duhet të hiqet, e disa prej tyre kërkojnë të mbetet në fuqi taksa.
“35 për qind e tyre mendojnë se taksa duhet të mbesë në fuqi, ndërsa 33 për qind e të anketuarve mendojnë se taksa duhet të zëvendësohet me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë. Ndërkaq pjesa tjetër mendojnë se tarifat duhet të hiqen në tërësi”, tha Avdiu.
Sa i përket dialogut, Avdiu tha se mbi 50 për qind e të anketuarve mendojnë se dialogu duhet të rifillojë. Ai tha se kishte të anketuar që mendojnë se dialogu duhet të kushtëzohet me njohje reciproke. Deputetja e Lëvizjës Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se duke parë rreziqet në Kosovë, siç janë korrupsioni dhe papunësia, fitorja e VV-së nuk ishte e rastësishme.
“Nëse fillojmë me prezantimin e raportit e shohim se shumica e të anketuarve mendojnë se rreziku potencial është korrupsioni dhe papunësia. Qytetarët e kanë këtë perceptim, sepse e përjetojnë çdo ditë në punë, në shkollë, çdo ditë të jetës së tyre”.
E-Diaspora
-
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të Filmi i Blerta Bashollit do ta përfaqësojë Kosovën në kategorinë “International Feature Film”, ndërsa “Shame and... -
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime -
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft -
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor













