Shkurt.ch
8 në 10 zviceranë/e përdorin masa kontraceptive
Zvicra në këtë drejtim është në të njëjtin nivel me Austrinë dhe pak më lart se Gjermania
Zviceranët dhe zviceranët kanë shënuar një ngritje të lehtë të mbrojtjes së tyre gjatë marrëdhënieve seksuale. Më së shpeshti kjo mbrojtje bëhet me përdorimin e prezervativit dhe me metoda hormonale. Këtë e tregon raporti i publikuar sot i Observatorit Zviceran të Shëndetësisë (Obsan).
Sipas këtij raporti, tetë nga dhjetë persona seksualisht aktivë të moshave 15 deri 49 vjeçare përdor ndonjërën nga metodat për mbrojtje gjatë seksit. Në krahasim me mesataren botërore, kjo e vendos Zvicrën në pjesën e epërme të listës, transmeton albinfo.ch. Kështu, Zvicra në këtë drejtim është në të njëjtin nivel me Austrinë dhe pak më lart se Gjermania. Shpeshtësia e përdorimit të mbrojtjes në fjalë, në Zvicër qe rritur pak në periudhën 1992-2002 ndërsa në vitin 2012 ajo kishte arritur kulmin.
Raporti tregon më tutje se rreth çdo e katërta femër e moshës 15 deri 49 vjeçare përdor pilula si masë mbrojtjeje kundër shtatzënisë. Në Gjermani dhe në Austri kjo përqindje është më e lartë. Pas prezervativëve dhe metodave hormonale në radhë vijnë sterilizimi dhe spiralja si mjete të mbrojtjes. Nga ana tjetër “pilula për pastaj”, sipas raportit, përdoret shumë rrallë, gjegjësisht në më pak se 2 për qind të rasteve.
Te mbrojtja me metoda hormonale kemi rrezik te gratë me mbipeshë dhe te ato që konsumojnë duhanin. Kështu, sipas raportit, një numër i konsiderueshëm i grave, gjegjësisht 20% të grave me mbipeshë dhe 30 % të atyre që tymosin duhan dhe 20 % kanë shtypje të lartë të gjakut ose kanë pësuar ndonjë infarkt.
Studimi po ashtu tregon se në regjionin italishtfolës të Zvicrës mbrojtja në seks përdoret më rrallë se në pjesën tjetër të Zvicrës, shkruan albinfo.ch. Po ashtu, sipas studimit, ka nevojë veprimi te konstelacionet e përmendura të rrezikut. Por, marrë në përgjithësi, zviceranet dhe zviceranët kanë një nivel të lartë të vetëdijes për mbrojtje gjatë seksit dhe kjo vlen sidomos për gjeneratën e re.
Informatat që i ka publikuar raporti i përmendur janë nxjerrë nga anketa shëndetësore të cilën Zyra Federale për Statistikë e zhvillon për çdo pesë vjet, duke filluar nga viti 1992.
E-Diaspora
-
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të diasporës shqiptare u mblodhën në Gjenevë për të... -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar












