Kosova
760 milionë euro dërgesa në Kosovë nga diaspora
Remitencat në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 39.3 përqind, përkatësisht 22.5 përqind të gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, shënuan vlerën prej 759.2 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 9.9 përqind.
“Remitencat në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 39.3 përqind, përkatësisht 22.5 përqind të gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë. Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 7.0 përqind e gjithsej remitencave”, thuhet në raportin vjetor të BQK-së raporton RTKlive.
Sipas BQK -së investimet e Huaja Direkte (IHD) në Kosovë, në vitin 2017, arritën vlerën prej 287.8 milionë euro, që paraqet një rritje prej 30.8 përqind krahasuar me vitin 2016, përcjell albinfo.ch.
“Në kuadër të strukturës së IHD-ve, me rritje të vlerës u karakterizua kapitali dhe fondi i investimeve në aksione, ndërsa investimet në instrumentet e borxhit shënuan rënie”, thuhet në raport.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












