Lajme
68.000, numër rekord azilkërkuesish në Gjermani
Megjithëse bëhet fjalë për një numër të madh azilkërkuesish, ky numër është dukshëm më i vogël se ai i viteve 1995-2000, kur arrinte rregullisht mbi 100 mijë sish
Numri i azilkërkuesve në Gjermani ka shënuar një rritje të madhe gjatë vitit që po shkon, shkuan “Handelsblatt online” duke iu referuar të dhënave nga Zyra Federale për Migracion.
Kështu, përderisa në vitin 2011 në këtë shtet kishin kërkuar azil 46000 veta, në vitin 2012 këtë e kanë bërë 68000 veta ose rreth 50 për qind më shumë. Ky është njëherësh numri më i madh i azilkërkuesve, i shënuar që prej 10 vitesh.
Një numër veçanërisht i madh i personave që kanë kërkuar azil në Gjermani vijnë nga Serbia dhe nga Maqedonia. Pas tyre, për nga numri vijnë azilkërkuesit nga Afganistani, Siria dhe Iraku.
Megjithëse bëhet fjalë për një numër të madh azilkërkuesish, ky numër është dukshëm më i vogël se ai i viteve 1995-2000, kur arrinte rregullisht mbi 100 mijë sish
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












