Lajme
Elena Avdija fiton çmimin për regji të filmit në Festivalin e Cyrihut ZFF
Pjesëmarrja e Zvicrës në këtë festival mund të quhet e suksesshme, pasi ajo ka fituar në konkursin "Focus", i cili shfaq filma nga Gjermania, Austria dhe Zvicra
Festivali i Filmit i Cyrihut (ZFF), edicioni i tij i 18-të, është përmbyllur me një audiencë rekord dhe ka shpërblyer filma nga Zvicra, Kolumbia dhe SHBA-ja, transmeton albinfo.ch.
Festivalin e kanë ndjekur 137,000 shikues dhe aty është prezantuar një gamë e gjerë filmash.
Një spektakël publik ishte “Mad Heidi”.
Fituesit morën “Syrin e Artë” në Natën e Çmimeve të edicionit të 18-të të Festivalit të Filmit në Cyrih që u mbajt në sallën e Operas të Cyrihut.
Pjesëmarrja e Zvicrës në këtë festival mund të quhet e suksesshme, pasi ajo ka fituar në konkursin “Focus”, i cili shfaq filma nga Gjermania, Austria dhe Zvicra. Bëhet fjalë për çmimin për regjinë më të mirë të filmit “Cascadeuses” me regjisore shqiptarozviceranen e re, Elena Avdija, shkruan albinfo.ch. Ky film ofron njohuri mbi botën e rrezikshme të grave kaskadere, e cila është ende e padrejtë në krahasim me atë të burrave të këtij profesioni, shkruajnë mediat zvicerane.
“Los Reyes del Mundo” nga Laura Mora Ortega, filmi që bën fjalë për një bandë rrugësh kolumbiane u votua për filmin më të mirë artistik. Juria theksoi “gjuhën lirike të filmit që i jep një dimension metafizik realitetit të ashpër”.
Çmimet kryesore shoqërohen me 25,000 franga zvicerane.
E lindur në vitin 1987, Elena Avdija është diplomuar në Sociologji në EHESS (Shkolla për Studime të Avancuara të Shkencave Sociale) në Paris. Ajo ka punuar për disa vite si asistente regjisore në dokumentarë, veçanërisht për “Point du Jour” në Paris, ku zhvilloi skenarë për seritë e dokumentarëve historikë për ARTE.
Elena Avdiu gjithashtu ka drejtuar dy dokumentarë të shkurtër të vetëprodhuar, shkruan albinfo.ch. Në kthimin e saj në Zvicër,
ajo filloi të punonte si asistente regjisore në filmat artistikë. Filmi fitues i ZFF është njëri ndër ta.
(Foto: ZFF)
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriElena Avdija
- Prejardhja:Paris
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni:Regjisore
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar












