Shkurt.ch
550 vende në kazermë për strehimin emergjent të azilkërkuesve
Në kazermën e Brugg-ut, në rast të ndonjë fluksi të shpejtë e të madh të numrit të azilkërkuesve do të mund të strehoheshin deri në 275 persona. Ndërsa në rast nevoje ky numër mund të ngrihet deri në 550 sish
Në kazermën e Brugg-ut, Kantoni i Aargaut, në rast të ndonjë fluksi të shpejtë e të madh të numrit të azilkërkuesve do të mund të strehoheshin deri në 275 persona. Ndërsa në rast nevoje ky numër mund të ngrihet deri në 550 sish.
Sipas një njoftimi të lëshuar nga Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM), me qytetin e Brugg-ut të Kantonit Aargau është arritur një marrëveshje në këtë drejtim, e cila bën pjesë në kuadrin e planit emergjent të federatës për azilin.
Në këtë kuadër, më 13 dhjetor qytetarët e Brugg-ut do të takohen në një aktivitet informativ së bashku me përfaqësues të federatës, kantonit dhe komunës për t`u informuar më në hollësi lidhur me përdorimin e sallës së kazermës në fjalë.
Në nivel të Zvicrës, autoritetet janë zotuar për të siguruar deri në 9000 vende për strehim, që të mund t`i përgjigjet një rritjeje të shpejtë e të madhe të numrit të azilkërkuesve. Këtu, përveç strehimit, llogaritet edhe regjistrimi, verifikimi dhe përkujdesja për ta, shkruan albinfo.ch duke iu referuar komunikatës së SEM. Për këtë arsye SEM për plotësim të ofertës prej 5000 vendeve të përhershme në qendrat federale të azilit dhe rreth 1000 vendeve tjera ekzistuese është në kërkim të edhe 3000 vendeve tjera, të përkohshme që mund të përshtaten shpejt për strehim të azilkërkuesve.
SEM në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes (VBS), me kantonet dhe komunat e ndryshme është duke bërë evaluuar ndërtesat, para së gjithash ish ushtarake, të cilat duhet të përgatiten për shfrytëzim në raste emergjente në fushë të azilit.
E-Diaspora
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës Mbrëmjen e së shtunës në Toronto është hapur Java e Kulturës së Kosovës në Kanada me...
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
-
Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, takon homologun e tij nga Zvicra, Ignazio Cassis
Jeta në Austri
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi Policia austriake raportohet të ketë arrestuar një 14-vjeçare me origjinë nga Mali i Zi nën dyshimet...
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri