Integrimi
Dy personazhe reale shqiptare në skenën e teatrit zviceran
Politikania e njohur si ish kryeparlamentarja e parë me prejardhje të huaj e Kantonit të Lucernit, Ylfete Fanaj dhe këngëtarja e njohur e rapit, Loredana Zefi.
Skena e teatrit “Kleintheater” të Lucernit, të hënën mbrëma ishte në “zotërim” të dy grave të njohura shqiptarozvicerane: politikanes së njohur si ish kryeparlamentarja e parë me prejardhje të huaj e Kantonit të Lucernit, Ylfete Fanaj dhe këngëtares së njohur të rapit, Loredana Zefi.
Dy zonjat e përmendura përfaqësojnë dy profile skajshmërisht të ndryshme mes vete, prandaj dhe bërja bashkë e tyre në një skenë, me dialogë fiktivë përbën një sfidë për Jeton Nezirajn, autorin e tekstit të shfaqjes “King Lori #Instagration” që u dha më 7 shkurt, si premierë në Lucern, shkruan albinfo.ch.
Ajo që i bashkon Ylfeten dhe Loredanën është prejardhja e tyre shqiptare nga Kosova dhe njëherësh vendi ku ato jetojnë dhe janë socializuar, Kantoni i Lucernit.
“Foto: Mali Lazel)
Premiera “King Lori#Instagration” ka hapur njëherësh festivalin “Unfrisiert Festival” (Në përkthim të lirë “Festival i paqethur” 🙂 ) që mbahet në Lucern.
Në këtë shfaqje jokonvencionale janë përfshirë grupi zviceran-kosovar me Jeton Nezirajn si autor dhe Katharina Cromme si regjisore. Bëhet fjalë për një bashkëprodhim në mes të “Kleintheater Luzern”, Institutit të Cyrihut për Artet në Lëvizje dhe Qendrës Multimedia Prishtina.
(Foto: Mali Lazel
Ideja që përshkon shfaqjen është integrimi i të huajve, respektivisht sfidat dhe keqkuptimet që karakterizojnë një proces të tillë, kur bëhet fjalë për shqiptarët dhe Zvicrën.
Në një skenografi të pangarkuar – që përbëhet vetëm nga një smartfon mbidimensional – zhvillohet veprimi i gjithë shfaqjes, gjegjësisht i dy aktoreve që bartin gjithë barrën e saj, Susanne Abelein dhe Marie Gesien.
Abelein në rolin e Ylfete Fanajt mishëron figurën e një politikaneje tipike, të përgjegjëshme zvicerane, e cila, megjithatë ndesh në kufijtë e saj si person me prejardhje të huaj dhe si grua politikane.
(Foto: Albinfo.ch)
Në përgjithësi, shfaqja kryen misioin e saj, atë të sfidimit të temës së integrimit dhe të paragjykimeve e klisheve, duke u shërbyer njëkohësisht me klishe, të ngjyrosura tashmë me humor dhe vetironi.
(Fotot: Mali Lazel)
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar











