Lajme
5 shtetet më të prekura nga virusi korona
Koronavirusi i ri ka shkaktuar të paktën 15 189 të vdekur në botë, me një rritje të ndjeshme në Evropë, që prej shfaqjes së tij në dhjetor, sipas burimeve zyrtare
Më shumë se 341 300 raste të infektuar janë diagnostikuar zyrtarisht në 174 vende dhe territore që prej fillimit të epidemisë.
Ky numër rastesh të diagnostikuara pasqyron vetëm një pjesë të numrit real të të infektuarve, pasi një numër i madh vendesh testojnë vetëm ato raste që kërkojnë kujdes spitalor.
Italia, që regjistroi të vdekurin e parë nga koronavirusi në fund të shkurtit, numëron tashmë 5 476 të vdekur për 59 138 raste. Rreth 7 024 persona janë konsideruar si të shëruar nga autoritetet italiane, transmeton ATSH.
Kina, pa territoret e Hong Kongut dhe Macaos, ku filloi epidemia në fund të dhjetorit, ka numëruar në total 81 093 raste (39 raste nga e diela deri të hënën) mes të cilëve 3 270 kanë humbur jetën dhe 72 703 janë shëruar, përcjell albinfo.ch.
Vendi më i prekur pas Italisë dhe Kinës janë Spanja me 2 182 të vdekur për 33 089 raste, Irani me 1 812 të vdekur (23 049 raste), Franca me 674 të vdekur (16 018 raste) dhe SHBA-ja me 471 të vdekur (35 224 raste).
Që prej ditës së djeshme, Republika Çeke, Nigeria dhe Mali i Zi njoftuan të vdekurit e parë nga koronavirusi në vendet e tyre.
Evropa numëron sot në orën 11:00 GMT 172 238 raste (9 197 të vdekur), Azia 97 783 raste (3 539 të vdekur), SHBA-ja dhe Kanadaja 36 554 raste (490 të vdekur), Lindja e Mesme 26 688 raste (1 841 të vdekur), Amerika Latine dhe Karaibet 5 130 raste (65 të vdekur), Afrika 1 479 raste (49 të vdekur dhe Oqeania 1 433 raste (tetë të vdekur).
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë









