Lajme
Hotelet më ekologjike në botë, ku ndodhen ato
Ekziston një numër i madh i hoteleve, të cilat kanë ambient miqësor me mjedisin. Këtu po e paraqesim listën e pesë qyteteve me numrin më të madh të hoteleve ekologjike në botë, sipas faqes së krahasimit të energjisë Uswitch.
Vankuver, Kanada
Gjetja e akomodimit të qëndrueshëm nuk është aspak e vështirë në Vankuver, ku 44 për qind e hoteleve janë miqësore me mjedisin.
Qyteti kanadez është votuar si më i gjelbëri në botë vitin e kaluar. Vankuveri është vlerësuar për përpjekjet e tij për të reduktuar gjurmën e karbonit dhe për rritjen e riciklimit të tij nga 40 për qind në mbi 60 për qind në vetëm një dekadë.
Model për riciklimin janë edhe hotelet e tij, ndër të cilët spikat Fairmont Waterfront me pesë yje.
Hoteli, i cili ka pamje nga porti i Vankuverit dhe është i njohur për përpjekjet e tij për të qenë i butë ndaj mjedisit, është shtëpia e 250,000 bletëve, ofron menu organike për darkuesit e tij dhe opsione pa përdorim.
Stokholm, Suedi
Qyteti i dytë me hotelet më ekologjike në botë është pikërisht në Evropë.
Stokholmi konsiderohet një nga qytetet më të gjelbra në Evropë dhe mbi 40 për qind e 216 hoteleve të tij janë miqësorë me mjedisin.
Ndër këto vlen të përmendet hoteli ‘Elite Eden Park’, një nga akomodimet e para që iu dha titulli “Lidership në Energji dhe Dizajn Mjedisor i certifikuar” në kryeqytetin e Suedisë.
Kohët e fundit hoteli ka futur pikat e karikimit për automjetet elektrike në parkingun e tij, në përpjekje për të inkurajuar mysafirët të adoptojnë mënyra më të gjelbra transporti.
Toronto, Kanada
25% e hoteleve në Toronto janë renditur si miqësore me mjedisin. ‘Hoteli 1’ i qytetit me zero mbeturina është veçanërisht interesant për ata që përpiqen të reduktojnë gjurmën e tyre të karbonit. Ushqimi i tyre gjithashtu merret tërësisht nga fermerët vendas brenda një rrezeje 100 km nga ndërtesa.
Nëse kjo nuk ju bëri mjaftueshëm përshtypje, hoteli është gjithashtu një shembull i arkitekturës së qëndrueshme: si pjesa e brendshme, ashtu edhe pjesa e jashtme e ndërtesës janë prej druri të ripërdorur nga hambarët e çmontuar.
Calgary, Kanada
Mbi 23 për qind e hoteleve në Calgary janë të qëndrueshme, me akomodime që punojnë shumë për të siguruar operacione efikase riciklimi, produkte lokale dhe praktika të kursimit të energjisë.
Për të minimizuar konsumin e energjisë, hoteli ‘Le Germain’ në qytet së fundmi ka kaluar në ngrohjen dhe ftohjen gjeotermale për të mbajtur dhomat e tij në temperaturën perfekte, duke u mbajtur larg karburantet fosile.
Edmonton, Kanada
Një tjetër qytet kanadez rrëmben vendin e katërt, me Edmonton që numëron mbi 22 për qind të hoteleve të tij si miqësore me mjedisin. Qyteti konsiderohet gjithashtu gjerësisht si qyteti më i qëndrueshëm i vendit në përgjithësi./Euronews
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Presidenti zviceran Guy Parmelin... -
Rromir Imami: Kur portreti kthehet në narrativë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg -
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit













