Maqedonia
44 komuna me kryetarë të rinj në Maqedoninë Veriore
(KSHZ) Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbrëmë vonë ka shpallur rezultatet e para jozyrtare nga raundi i dytë zgjedhor, sipas të cilave në Shkup dhe në 43 komuna të tjera u zgjodhën kryetarët e komunave. Ndërkohë rezultatet zyrtare, siç paralajmëroi kreu i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, do t’i publikojë gjatë ditës së sotme, përcjell albinfo.ch.
Referuar rezultateve të publikuara, VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë fituar në 20 komuna dhe atë në Manastir, Bërvenicë, Vasilevë, Vevçanë, Gjevgjeli, Demir Hisar, Zelenikovë, Konçe, Koçanë, Kratovë, Llozovë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Novo Selo, Pehçevë, Ohër, Rankovcë, Resnjë, Çeshinovë-Obleshevë dhe Radovish.
Koalicioni “Më e mira për komunën time” udhëhequr nga LSDM-ja ka fituar në 7 komuna, dhe atë: Demir Kapi, Probishtip, Rosoman, Staro Nagoriçane, Çashkë, Çuçer Sandevë dhe Qendër. Shtatë komuna i ka fituar dhe BDI-ja dhe atë Haraçinë, Bogovinë, Dollnen, Kërçovë, Strugë, Tearcë dhe Çair.
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë fituar në Gostivar dhe Vrapçishtë, ndërsa BESA në Tetovë dhe Zhelinë.
GROM ka fituar në Karposh, PDSH-ja në Studeniçan, ndërsa, koalicioni i PLD-së dhe DOM kanë fituar në Shuto Orizarë. Gjatë këtyre zgjedhjeve kanë fituar edhe 3 kandidatë të pavarur dhe atë në Debërcë, Kumanovë dhe Qytetin e Shkupit.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












