Tematike
437 mijë punëtorë fitojnë më pak se 4 mijë franga
Universiteti i Gjenevës ka publikuar një analizë rreth pagave të punëtorëve duke konstatuar se 11.8 për qind e të gjithë punëtorëve fitojnë shumë pak për të jetuar
Universiteti i Gjenevës ka publikuar një analizë rreth pagave të punëtorëve, duke konstatuar se 11.8 për qind e të gjithë punëtorëve fitojnë shumë pak për të jetuar.
Problemi me pagat e vogla është nënvlerësuar deri tani në Zvicër. Këtë e tregon kjo analizë e Universitetit të Gjenevës, që është realizuar me kërkesë të Federatës së Sindikatave të Zvicrës, SGB.
Më shumë se një në dhjetë punëtorë, ose në përqindje 11.8, kanë fituar një pagë mesatare prej 3.986 frangash. Nuk janë edhe pak në këtë kategori, bëhet fjalë për 437 mijë njerëz në Zvicër.
Veçanërisht janë të prekur punëtorët në sektorin e shitjeve, në gastronomi, në sektorin e sigurisë, në postë në shërbimin e dërgesave dhe në qendrat e thirrjes (Callcenter).
Sipas SGB-së, më shumë se një e treta e punonjësve me paga të ulëta kanë të kryer një zanat. Shumica e tyre punojnë në sektorin e shitjes me pakicë (37.260).
Të dhënat e tilla tregojnë se tregu zviceran i punës dhe politikat arsimore nuk janë në gjendje të mirë, argumenton Federata e Sindikatave.
Gratë janë prekur pothuajse tri herë më shumë nga pagat e ulëta sesa burrat (pagat e ulëta të grave 15.8 për qind, ndërsa e burrave 6.1 për qind).
Zëvendëspresidentja e UNIA-s, Vania Alleva, tha se pagat e ulëta janë një nga problemet më të mëdha sociale në Zvicër. Nevoja për veprim është e madhe. UNIA ka iniciuar nismën për pagën minimale.
Kjo nismë kërkon që punonjësit në nivel vendi të paguhen 22 franga në orë dhe me një pagë minimum 4 mijë franga zvicerane.
Këshilli Federal ka kundërshtuar nismën e pagave minimale me arsyetimin se nuk kanë zgjidhje tjetër të përshtatshme për pagat e ulëta. Sipas tyre, politika e pagave duhet të mbetet fleksibile.
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













