Kosova
Kur do ta heqë Zvicra Kosovën nga Lista e karantinës?
Numri i infeksioneve të reja në Kosovë ka rreth dy javë që është nën kufirin që përcakton Zvicra për vendosjen në listën e rrezikut
Sipas shifrave që publikon duke i përditësuar “SRF”, nga sot në listën e rrezikut të BAG, krahas 51 vendeve sa janë tani, do të duhej të futeshin disa vende tjera.
Nga ana tjetër, vetëm pak shtete si: Kosova, San Marino, Surinami dhe Ishujt e Virgjër Britanikë pritej të hiqeshin nga lista.
Siç është shkruar tashmë, numri i infeksioneve të reja në Kosovë ka rreth dy javë që është nën kufirin që përcakton Zvicra për vendosjen në listën e rrezikut.
Por, ndonëse ishte paralajmëruar se do të bëhej në konferencën për media, të mbajtur sot në orën 11.30, përditësimi i listës nuk u bë as sot, shkruan albinfo.ch.
Vendet që kanë plotësuar numrat për t`iu shtuar listës ekzistuese të rrezikut, janë: Belgjika, Danimarka, Ekuadori, Ishujt Faroe, Irlanda, Islanda, Xhamajka, Luksemburgu, Maroku, Nepali, Holanda (dhe territoret e saj përtej detit), Omani, Portugalia, Sllovenia, Hungaria dhe Britania e Madhe.
Në rastin e vendeve fqinje, sikurse edhe më parë, do të bëhet dallimi midis provincave dhe shteteve si të tëra, transmeton albinfo.ch. Aty mund të goditen zonat e mëposhtme: Bretanja, Liguria, Austria e Poshtme, Austria e Epërme,
Nga ana tjetër, regjionet si: Auvergne-Rhône-Alpes (me Lyon, Annecy dhe Grenoble), Bourgogne-Franche-Comte (me Dijon, Besançon dhe Auxerre), Vorarlberg, Tirol dhe Trentino-Alto Adige edhe pse janë mbi kufirin e rrezikut, përjashtohen nga karantina si zona kufitare.
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”













