Shkurt.ch
4 zviceranë të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit
Katër njerëz kanë humbur jetën kur një aeroplan i vogël turistik është rrëzuar përgjatë kufirit franko-zviceran
Aeroplani i tipit PC-12 me katër persona në bord është rrëzuar rreth orës 18 të së dieles afër Solemont, në perëndim të Baseli. Lajmin e ka konfirmuar për Reuters sekretari i përgjithshëm i prefekturës së Doubs, Pierre Clavreuil. Ekipet e shpëtimit kishin gjetur aeroplanin e përplasur rreth ores 18.
Asnjë nga pasagjerët nuk i kishte mbijetuar rrëzimit. Viktimat janë katër zviceranë. Ata po udhëtonin nga Belgjika për në Zvicër. Ende nuk janë bërë të ditur shkaktarët e këtij aksdienti në jug të qytetit francez, Montbéliard.
Dyshohet të jetë moti i keq njëri prej shkaktarëve të aksidentit. “Kur ka ndodhur aksidenti, ka pasur reshje të mëdha shiu dhe shikimi ka qëne i kufizuar”, thotë Clavreuil.
“Disa banorë kanë thënë se kishin parë se si aeroplani ishte goditur nga rrufeja”, thotë kryetari i Solemontit për agjencinë franceze të lajmeve”lepays.fr”, transmeton Blick.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa












