Shkurt.ch
4 zviceranë dhe 1 kosovar gjuajnë pa shkas me armë nga vetura
Ndaj të gjithë atyre do të ushtrohet kallëzim penal nga Prokuroria Shtetërore e Bischofzell-it për shjelje të ligjit mbi përdorimin e armëve
Rreth orës 21 të natës së mbrëmshme disa kalimtarë kanë alarmuar policinë se persona të panjohur nga makina në lëvizje kanë qëlluar me pushkë ajrore mbi persona të ndryshëm në rrugët e Arbonit, shkruan polizeinews.ch. Pas një kohe të shkurtë policia e Kantonit të Thurgaut e ka kapur makinën e dyshuar dhe ka ndaluar pesë personat që ndodheshin në të, transmeton albinfo.ch.
Informacionet e siguruara nga policia thonë se pesë persona, njëri pas tjetrit, kanë qëlluar në ajër me të njëjtën armë, por la lënduar askë. Policia e ka konfiskuar armën dhe municionin që ka gjetur. Pushka është blerë jashtë vendit dhe është futur në Zvicër në mënyrë ilegale.
Të dyshuar për të shtënat nga kjo pushkë janë katër shtetas zviceranë dhe një kosovar, të moshave 18, 20 dhe 22 vjeçare. Ndaj të gjithë atyre do të ushtrohet kallëzim penal nga Prokuroria Shtetërore e Bischofzell-it për shjelje të ligjit mbi përdorimin e armëve.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht














