Kosova
39 mijë e 500 euro dhe katër telefona, çfarë iu gjet të dyshuarit për spiunazh?
Arrestimi për spiunazh në Merdare, Policia e Kosovës gjeti 39.500 euro dhe 500 dinar në banesën e të dyshuarit
Personi i arrestuar sot në pikën kufitare në Merdare, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”, është ndaluar për 48 orë me aktvendim të Prokurorisë Speciale, përcjell albinfo.ch.
Pas arrestimit, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda kanë realizuar një urdhërkontroll në vendbanimin e të dyshuarit në Dragash.
Gjatë bastisjes, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar 39 mijë e 500 euro para të gatshme, 500 dinarë, katër telefona celularë, si dhe dokumente të ndryshme që konsiderohen relevante për rastin.
Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se, brenda afatit të përcaktuar ligjor, do t’i drejtohet Gjykatës Themelore në Prishtinë me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
Deri në këtë fazë, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me dyshimet konkrete për veprën penale të “Spiunazhit” apo për përmbajtjen e dokumenteve të sekuestruara.
Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë kanë deklaruar se do të vazhdojnë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme ligjore për zbardhjen e rastit.
I dyshuari konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare Shoqata Kulturore Shqiptare “Atdheu” po vazhdon aktivitetet me fëmijët dhe të rinjtë, duke u ofruar mundësi... -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit”
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











