Bota
36 persona ndërruan jetë deri më tani nga zjarri i madh në Hong Kong
Wang Fuk Court përbëhet nga tetë ndërtesa dhe ka gati 2,000 apartamente
Të paktën 36 persona kanë humbur jetën dhe 297 të tjerë raportohen të zhdukur nga zjarri i madh që shpërtheu në një gradaçelë në veri të Hong Kongut sot, sipas BBC.
Ndërkohë BBC raporton se të paktën 297 persona ndodhen akoma të bllokuar brenda ndërtesës, ndërsa zjarrfikësit vijojnë punën për nxjerrjen e tyre nga gradaçela.
Tym i zi i dendur doli nga ndërtesat ndërsa zjarrfikësit luftonin me flakët.
Disa njerëz mbetën të bllokuar brenda, ndërsa një burrë pësoi djegie të rënda, sipas transmetuesit publik RTHK, duke cituar policinë, transmeton albinfo.ch.
Departamenti i zjarrfikësve tha se mori një telefonatë në orën për një zjarr në kompleksin Wang Fuk Court, ndërsa në pak kohë më vonë incidenti u cilësua si një alarm i nivelit 4.
Wang Fuk Court përbëhet nga tetë ndërtesa dhe ka gati 2,000 apartamente. Rreth kullës ku shpërtheu zjarri janë ndërtesa të tjera me skela të jashtme prej bambuje.
BREAKING:
Major fire erupts in several buildings of a high-rise residential complex in Hung Fuk Court in Hong Kong.
Many people are trapped in the buildings as firefighters battle the intense flames. pic.twitter.com/3ZV6JHqB21
— Visegrád 24 (@visegrad24) November 26, 2025
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













