Shkurt.ch
34 miliardë franga në humbje Banka Nacionale e Zvicrës
Banka Nacionale e Zvicrës ka regjistruar një humbje prej 34 miliardë frangash zvicerane në periudhën nga janari deri në fund të shtatorit 2015.
Arsyeja për një rezultat negativ financiar është se fitimet në tremujorin e tretë të vitit nuk arriten të kompensojnë humbjen e rëndë të regjistruar në gjashtë muajt e parë.
Institucioni financiar ishte në plus për 16.2 miliardë franga në periudhën ndërmjet korrikut dhe shtatorit. Megjithatë, për gjashtë muajt e parë të 2015-ën është regjistruar një humbje prej 50.1 miliardë frangash.
Kjo çoi në vendimin e Bankës Nacionale të Zvicrës në heqjen e të ashtuquajturit “pragu i tolerancës”, sipas të cilit 1.20 franga duhej të këmbeheshin për një euro.
Disa herë Banka Nacionale e Zvicrës ka ndërhyrë në tregun valutor për të kufizuar rritjen e frangut kundrejt valutës së vetme evropiane, e cila çoi në një rritje të qëndrueshme të rezervave të saj valutore.
Pra, në fund të shtatorit Banka Qendrore e Zvicrës parashikoi një humbje prej 31.1 miliardë frangash për shkak të rezervave rekord në euro dhe 3.3 miliardë në rezerva franga ari.
E-Diaspora
-
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify Bebe Rexha arrin 100 milionë dëgjime në Spotify me “New Religion” ... -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












