Shqipëria
Rreth 300 persona të vendosur në Prizren janë kthyer në Shqipëri
Pas tëmetit shkatërrues më 26 nëntor, dy ditë më pas qyteti kufitar i Kosovës, Prizreni, ka pritur mbi 1 mijë e 300 persona që kërkuan strehim.
Por, këta persona po kthehen më shpejt se sa që e kishin paramenduar në vendin e tyre.
Në bazë të të dhënave nga kampi gjerman, përkatësisht në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (PIT), deri sot janë larguar gjithsej 174 persona. Aty ishin vendosur ditë më parë më shumë se 500 persona.
Ndërsa në sallën e gjimnazit “Gjon Buzuku”, e cila ishte bërë strehë e 120 personave, tani është bosh.
Të strehuarit në banime kolektive që kanë qenë nën përkujdesjen e Komunës, janë larguar gjithsej 294 persona.
Kështu kanë thënë nga zyra për Informim në Komunën e Prizrenit.
“Sa u përket pyetjeve të ngritura nga ana juaj, informata të sakta lidhur me largimin e personave të ardhur nga Shqipëria, mund të japim vetëm për ata që kanë qëndruar në banime kolektive nën përkujdesjen e Komunës së Prizrenit, përkatësisht në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (PIT) si dhe në sallën e gjimnazit “Gjon Buzuku”.
Nga PIT deri më tani janë larguar gjithsej 174 persona, derisa nga gjimnazi “Gjon Buzuku” janë larguar që të gjithë, të cilët kanë qenë të strehuar aty (120 persona)”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Sipas regjistrit, më shumë se 150 persona janë të vendosur nëpër shtëpitë private të qytetarëve që kanë ofruar shtëpitë dhe banesat e tyre për strehim.
Nga Prizreni kanë thënë se largimi i të strehuarve është bërë vullnetarisht nga ana e tyre, ndërsa transporti është bërë në mënyrë të organizuar.
Ndërkaq, kanë shtuar se vazhdimi i këtij ritmi të kthimit të tyre, përveçse varet nga vullneti i tyre, varet edhe nga shtëpitë e tyre nëse janë në gjendje të banueshme.
“Pra, nga të strehuarit në banime kolektive që kanë qenë nën përkujdesjen e Komunës, janë larguar gjithsej 294 persona, dhe në këtë numër nuk janë të përfshirë edhe ata që kanë qenë të strehuar në shtëpi të ndryshme.
Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se po planifikohet ndërtimi në Durrës i një lagjeje komplet të re, në Tiranë po bëhet një plan për ndërtimin e tri lagjeve, si dhe një lagje në Kurbin./
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci Një mbrëmje e mbushur me emocion, muzikë dhe energji bashkoi publikun në Hamburg... -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Nga 1 qershori, aviokompanitë përfitojnë deri në 6 euro për çdo mërgimtar që sjellin në Kosovë -
Poloni
Pianistja kosovare Lule Elezi mban recital në Pallatin mbi Ujë në Varshavë -
Si mund të mësojë Tirana nga përvoja e Zvicrës në menaxhimin e ujërave të ndotura dhe atyre atmosferike?
Jeta në Austri
-
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit Austria planifikon investime të reja në shërbimet e kujdesit, programet e varfërisë së fëmijëve dhe përfshirjen... -
Austri: Humb jetën një 23-vjeçar nga Tetova, trupi i është gjetur në liqenin Faaker -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë














