Lajme
3 muaj paraburgim për kosovarin, shkaktar i ndeshjes me dy të lënduar
Vendimtare për shqiptimin e kësaj mase është, sipas zëdhënësit, rreziku nga mundësia që i burgosuri të ndikojë te dëshmitarët os të merret vesh me ta
Një të riu kosovar, shkaktar i aksidentit në të cilin një nënë dhe vajza e saj morën lëndime me rrezik për jetën, i është shqiptuar masa e burgut për hetime për tre muajt e ardhshëm, shkruan sda.ch. Kjo masë është vendosur ndaj tij pasi që ai të shtunën e kaluar në Dietikon të Cyrihut, duke e ngarë veturën e tij (BMW) në korsinë e kundërt, transmeton albinfo.ch. Për pasojë, ai ka rrezikuar jetën e një gruaje 42 vjeçe që po e ngiste makinën e saj në mënyrë korrekte dhe të vajzës së saj 4 vjeçe.
Lajmin për agencinë SDA e ka konfirmuar një zëdhënës i Prokurorisë së Lartë të Cyrihut, nën kompetencat e të cilës hyn edhe Dietikoni. Vendimtare për shqiptimin e kësaj mase është, sipas zëdhënësit, rreziku nga mundësia që i burgosuri të ndikojë te dëshmitarët os të merret vesh me ta, transmeton albinfo.ch.
Nga përplasja, lëndime të lehta ka marrë dhe shkaktari i ndeshjes dhe personi që ishte në makinë me të.
20-vjeçari është arrestuar të hënën. Prokuroria ka iniciuar një procedurë, veç tjerash për veprën penale të “raserizmit” (ngarjes së shpejtë dhe të rrezikshme të makinës) dhe të shkaktimit të lëndimit trupor. Ekziston supozimi shumë i besueshëm se kosovari po zhvillonte shpejtësi të madhe me makinën e tij, thuhet në akuzë.
Veç kësaj, prokuroria ka iniciuar ndaj 20-vjeçarit edhe procedurën për mosofrim të ndihmës së parë dhe për mashtrim të drejtësisë. Është arrestuar përkohësisht po ashtu edhe shoqëruesi i shoferit në makinë dhe qiradhënësi, që i ka dhënë me qira shkaktarit të ndeshjes makinën e fuqishme. Të dy janë liruar ndërkohë.
Lidhur me gjendjen shëndetësore të gruas dhe vajzës së saj, të dyja të lënduara rëndë, në prokurori dhe as në polici nuk ka pasur informacione deri pasditen e të enjtes.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













