Maqedonia
“27 prilli” në Maqedoni, dyshime edhe për Nikolla Gruevskin
Pas hetimeve paraprake, Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion ka hapur procedurë hetimore për pesë persona, gjegjësisht, ish-kreun e Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski, të cilët dyshohen se kanë organizuar ngjarjet e dhunshme në Kuvend më 27 prill të vitit 2017. Dy personat e tjerë sipas informacioneve jozyrtare janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-agjenti i DSK-së, Nikolla Boshkovski.
Në orën 18:00 në Gjykatën Penale u morën në pyetje Veljanovski, Ristovski dhe Janakieski. Gruevski mbetet në arrati në Budabest, kurse Boshkovski në Greqi, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
Veljanovski menjëherë pas përfundimit të bisedës është liruar, meqë gëzon imunitetin e deputetit. As kundër Janakieskit nuk mund të shqiptohet masa e paraburgimit, meqë kundër tij tani më rëndon masa e arrestit shtëpiak nga rastet të tjera gjyqësore. Ristovski vazhdon ende të merret në pyetje në Gjykatën Penale dhe me gjasë do t’i shqiptohet masa e paraburgimit dhe i njëjti do të dërgohet në burgun e Shutkës.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













