Jeta në Zvicër
210 persona u sollën me Rega në Zvicër
210 persona u sollën me tre avionë ambulantorë të Rega-s në Zvicër, siç njoftoi të martën Shërbimi zviceran i fluturakeve të shpëtimit. Një e katërta e të lënduarve ose të sëmurëve u dërguan në Cyrih në fluturime të planifikuara, ndonjëherë me ndihmë mjekësore nga stafi dhe mjekët nga Rega, përcjell albinfo.ch.
280 riatdhesimet u zhvilluan ndërmjet fillimit të korrikut dhe 24 gushtit. Në verën e vitit 2017 Rega kishte shoqëruar përafërsisht të njëjtin numër pacientësh në Zvicër për trajtim të mëtejshëm gjatë të njëjtës periudhë.
Avionët përsëri këtë vit kryesisht fluturuan nëpër Evropë, më shpesh ata sollën njerëz nga Italia apo Spanja. Por edhe udhëtarët e pushimeve në vende më të largëta, si Australia, Tajlanda apo Mauritiusi mund të mbështeten në ndihmën e Rega-s në situata emergjente.
Flota e avionëve ambulantë është duke u rinovuar pas 16 vjetësh. Pasi i pari i tre avionëve të rinj të Bombardier Challenger 650 bëri fluturimin e parë në maj, i dyti filloi më 14 gusht. Edhe para fundit të vitit, i treti do të niset për riatdhesimin e tij të parë, siç shkruan Rega.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











