Policia në shtetin e Nju Jorkut ka njoftuar se 20 vetë humbën jetën në një aksident trafiku në qytetin e Schoharie, kur një veturë hyri në një hapësirë të mbushur me njerëz.
Vetura, sipas autoriteteve lokale, ka hyrë me shpejtësi të madhe në mesin e kalimtarëve pranë dyqanit të shitjes me pakicë të Apple Barrel Country Store.
Incidenti ndodhi rreth 270 kilometra nga qyteti i Nju Jorkut, raporton AP, përcjell albinfo.ch.
#HappeningNow On the scene of a terrible accident just off of route 30A in Schoharie. Looks like one car is crashed in ditch. Emergency crews are very active. pic.twitter.com/ydX6cdOKBE
— Mercedes Williams (@MercedesTVnews) October 6, 2018
Autoritetet nuk njoftuan emrat e viktimave ose detajet e incidentit.
Hetimi i Komitetit Kombëtar për Siguri të Trafikut është në proces dhe sot është planifikuar të mbajë një konferencë shtypi.
#BREAKING: State Police: 20 confirmed fatalities in crash involving limousine. https://t.co/OOIA4pVwhg pic.twitter.com/AupXzmmCzR
— CBS 6 Albany – WRGB (@CBS6Albany) October 7, 2018