Futboll
2 gola dhe 1 asistim i Ademit për Baselin
Sulmuesi shqiptar në formë mjaft të mirë në Superligën Zvicerane
Kemal Ademi është në formë shumë të mirë në Superligën zvicerane.
Në ndeshjen ndaj Luganos, sulmuesi i Baselit ka shënuar dhe ka asistuar, shkruan albinfo.ch.
Ademi barazoi shifrat (1:1) në minutën e shtatë, derisa tre minuta më vonë asistoi për Frei për 2:1.
Në pjesën e dytë, gjegjësisht në minutën e 67-të, sulmuesi shqiptar shënoi sërish për 3:3.
Ademi ka 13 gola dhe katër asistime në Superligën zvicerane në këtë edicion.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka ishte nga fillimi për Baselin, kurse Elis Isufi e nisi ndeshjen nga fillimi, por u zëvendësua pas pjesës së parë. Futbollisti tjetër shqiptar, Tician Tushi hyri në lojë në minutën e 82-të për Baselin.
Në fund ndeshja ka përfunduar 4:4. Baseli ndodhet në vendin e tretë me 60 pikë pas 34 javësh, kurse Lugano në vendin e shtatë me 41. Lider është Young Boys me 70 pikë.
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














