Lajme
190 milionë euro armë të dërguara nga Gjermania në Ukrainë
Gjermania dërgoi më shumë se 190 milionë euro (201 milionë dollarë) armë dhe pajisje në Ukrainë në tetë javët e para pas pushtimit të Rusisë.
”Gjermania dha dritën jeshile për dorëzimin e armëve luftarake me vlerë 120.5 milionë euro dhe armëve të tjera me vlerë 71.4 milionë euro ndërmjet 24 shkurtit dhe 19 prillit”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes në përgjigje të një pyetjeje parlamentare, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Kjo krahasohet me më shumë se 3.7 miliardë dollarë armë dhe municione të premtuara ose të dorëzuara tashmë në Ukrainë nga Shtetet e Bashkuara.
Republika Baltike e Estonisë deri më tani ka ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë mbi 220 milionë euro.
Dy ditë pas sulmit rus në Ukrainë, qeveria gjermane vendosi të furnizojë me armë në zonën e luftës, duke përfshirë raketa kundërajrore, bazuka, municione dhe mitralozë.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas













