Shkurt.ch
18 vjet burg për dorasin në rastin e vrasjes në xhami
52 vjeçari, shqiptar nga Lugina e Preshevës është dënuar për veprën penale vrasje të rëndë. Sipas gjetjeve të gjykatës ai kishte planifikuar vrasjen dhe e ka realizuar atë plan duke e vrarë personin që nuk kishte mundësi të mbrohej
Gjykata e Qarkut në St. Gallen ka dënuar sot me 18 vjet burg shqiptarin nga Lugina e Preshevës, për vrasjen e bashkëkombësit të tij të kryer në xhami, në gusht të vitit 2014.
Prokuroria kishte kërkuar dënim me heqje lirie 20 vjet.
52 vjeçari është dënuar për veprën penale vrasje të rëndë. Sipas gjetjeve të gjykatës shqiptari kishte planifikuar vrasjen dhe e ka realizuar atë plan duke e vrarë personin që nuk kishte mundësi të mbrohej. Kjo ka ndodhur gjatë kryerjes së ritualit fetar në xhaminë El Hidaje në Winkel të St. Gallenit, shkruan albinfo.ch
Por i dënuari, përveç që ka pranuar vrasjen, ka kundërshtuar se ka planifikuar atë. Sipas tij ai duhet të dënohet për vrasje të paraparë e jo vrasje të rëndë, sepse ai e ka kryer vrasjen nga një psikozë e frikës që e ka kapur dhe e ka shtyrë që të shtijë me armë.
Një interesim i jashtëzakonshëm medial po përcjell procesin gjyqësor në St. Gallen ndaj shqiptarit të Luginës së Preshevës për vrasjen e kryer në gusht të vitit 2014 në një xhami të lokalitetit Winkel të St. Gallenit.
Disa ekipe të gazetave, portaleve dhe televizioneve janë stacionuar para ndërtesës së gjykatës. Disa nga portalet madje po e bëjnë edhe transmetimin me “liveticker”, nga minuta në miniutë, të procesit!
Akti i vrasjes në një objekt kulti kishte bërë bujë të madhe në opinionin e këtushëm ndërsa jehona kaq e madhe që i bëhet procesit gjyqësor duhet të kuptohet e lidhur me këtë specifikë të vrasjes, shkruan albinfo.ch.
Sidoqoftë, për shkakt të interesimit të madh medial, gjykimi është vendosur të zhvillohet në një sallë më të madhe, në atë të Gjykatës Kantonale, me gjithë faktin se procesi gjyqësor i takon Gjykatës së Qarkut.
Po kështu për këtë proces janë marrë masa të jashtëzakonshme sigurie. Salla është kontrolluar dy herë me qenë policorë ndërsa gdyert e sallës së gjykimit po mbahen mbyllur. Brenda saj janë mbushur përplot të gjitha vendet. Përveç mediave aty ka edhe familjarë të viktimës dhe të interesuar të shumtë të tjerë,
Siç ka shkruar tashmë albinfo.ch, prokurori ka kërkuar dënim me burg 20 vjet për shqiptarin që kishte vrarë nga afërsia bashkëkombësin e tij në xhami, derisa ai po kryente ceremoninë fetare.
Vrasje ka ndodhur në shenjë hakmarrjeje ndaj viktimës, i cili në vitin 1997 kishte vrarë vëllain e të parit dhe e kishte plagosur edhe atë. Pasi që gjykata kishte konstatuar se vrasja e para 19 viteve kishte ndodhur në vetëmbrojtje, dorasi kishte mbajtur vetëm pak burg, transmeton albinfo.ch. Kjo sipas palës së dëmtuar të asokohshme ishte e padrejtë dhe për këtë arsye i akuzuari i tashëm kishte vendosur që të ndante “drejtësinë” vetë.
Në pledoajenë e tij, Nehat I., i cili ka pranuar se e ka bërë vrasjen, ka deklaruar se fillimisht kishte dashur të bisedonte me viktimën. Si motiv kryesor për vrasje sipas tij ka qenë fakti se vrasësi i atëhershëm dhe viktima e tashme kurrë nuk kishte kërkuar Besë nga familja e tij dhe se ishte sjellë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Kjo e ka prekur atë dhe ka sjellë te vrasja..
–
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit Arben Ademi, shqiptari nga Zvicra që po lë gjurmë në industrinë e luksit me brendin ndërkombëtar... -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













