Shqipëria
176 fëmijë shqiptarë të ‘zhdukur’ në Britaninë e Madhe
Dyqind fëmijë azilkërkues, të cilët ishin të vendosur në hotelet e drejtuara nga Home Office, janë zhdukur, ka deklaruar ministri i Brendshëm britanik.
176 janë shqiptarë, ndërsa 13 prej tyre janë nën moshën 16 vjeç.
Kjo deklaratë e tij vjen pasi Observer raportoi se nga një hotel i Home Office në Brighton disa fëmijë ishin rrëmbyer nga rruga jashtë objektit dhe ishin futur në makina.
Departamenti u paralajmërua nga policia se banorët e pambrojtur të hotelit, fëmijët azilkërkues që kishin mbërritur së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar, shumë me gomone, pa prindër apo kujdestarë, do të ishin në shënjestër të rrjeteve kriminale.
Janë gjashtë hotele të Home Office për fëmijët azilkërkues. Policia bëri të ditur se janë arrestuar dy burra të dyshuar për trafikim njerëzor, pasi fëmijët që qëndronin në një hotel u panë duke u futur në makinën e tyre.
Home Office është paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se fëmijët po zhduken, potencialisht për t’u trafikuar dhe shfrytëzuar, megjithatë këto shqetësime janë injoruar, është shprehur shefi ekzekutiv i organizatës kundër trafikimit të fëmijëve.
Që kur Home Office filloi strehimin e azilkërkuesve në hotele në Brighton dhe Hove në korrik 2021, 137 fëmijë të pashoqëruar janë raportuar të zhdukur, tha zëdhënësi i policisë. Prej tyre, 60 janë gjetur dhe 76 raste mbeten në hetim./euronews
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri










