Futboll
17 % e ekipit të Zvicrës me rrënjë shqiptare
Sipas grafikës së paraqitur nga ‘swissinfo.ch’, 13 % kanë rrënjë shqiptare dhe 4 % nga Kosova, që do të thotë se 17 % janë shqiptarë
Zvicra është një nga ekipet me më së shumti lojtarë që kanë prejardhje të huaj.
Trajneri Vladimir Petkoviq zbuloi listën me 23 lojtarë për Kampionatin Botëror, ku do të ketë gjashtë ndryshime nga Kampionati Evropian 2016, shkruan “Swissinfo.ch”.
Dhjetë futbollistë vijnë nga Bundesliga gjermane dhe pesë nga Serie A, kurse vetëm mbrojtësi Michael Lang nga FC Basel, luan në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Futbollisti më i ri është 21-vjeçari Breel Embolo, kurse më i vjetri është 34-vjeçari Stephan Lichtsteiner, i cili ka luajtur 99 ndeshje për Zvicrën.
Valon Behrami do të bëhet futbollisti i parë që përfaqëson Zvicrën në katër Kampionate Botërore. 33-vjeçari bëri një rekord të padëshiruar më 2010, kur u bë futbollisti i parë zviceran që ndëshkohet me karton të kuq. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në dy Kampionate Evropiane.
Ashtu si në turnetë e mëparshëm shumë nga lojtarët kanë prejardhje të huaj. Nga 12 mesfushorët e zgjedhur, dhjetë prej tyre kanë lindur jashtë vendit ose kanë prindër që kanë emigruar në Zvicër.
Sipas grafikës së paraqitur nga ‘swissinfo.ch’, 13 % kanë rrënjë shqiptare dhe 4 % nga Kosova, që do të thotë se 17 % janë shqiptarë. Valon Behrami dhe Xherdan Shaqiri kanë lindur në Kosovë për të emigruar në Zvicër, Granit Xhaka ka lindur në Zvicër, derisa Blerim Xhemaili ka lindur në Tetovë për të shkuar në Zvicër, transmeton tutje albinfo.ch.
37 % të ekipit janë zviceranë, 13 % nga Kameruni, dhe 9 % nga Bosnja.
CIES Football Observatoryexternal me seli në Neuchâtel ka analizuar edhe ekipet e kualifikuara në Kupën e Botës, duke sjellë analizën statistikore të futbollit.
Mosha mesatare e skuadrës së Zvicrës në kualifikuese ishte 26.6. Më i vjetri ishte ekipi i Panamasë (29.4), Nigeria më e re (24.9), dhe mesatarja ishte 27.4.
Ekipi i Zvicrës është mesatarisht i gjatë 183.5 cm. Skuadra më e lartë ishte Serbia (185.6 cm), më e vogla Arabia Saudite (176.2 cm) dhe mesatarja ishte 181.7 cm.
31 % të ekipit ka lindur jashtë Zvicrës, shumica me rrënjë ballkanike. Disa ekipe nuk kishin lojtarë të lindur jashtë vendit, kurse 61.5% e skuadrës marokene kishin lindur jashtë vendit. Mesatarja ishte 9.1%.
89.7% të futbollistëve kanë luajtur jashtë kampionatit vendas, derisa futbollistët e Anglisë dhe Arabisë Saudite janë 100 % vendas, njofton albinfo.ch.
Ekipi i Zvicrës
Portierë: Yann Sommer (Borussia Mönchengladbach), Roman Bürki (Borussia Dortmund), Yvon Mvogo (RB Leipzig)
Mbrojtës: Stephan Lichtsteiner (Juventus), Michael Lang (FC Basel), Ricardo Rodriguez (AC Milan), Jacques-François Moubandje (Toulouse), Manuel Akanji (Borussia Dortmund), Johan Djourou (Antalyaspor), Fabian Schär (Deportivo La Coruña), Nico Elvedi (Borussia Mönchengladbach)
Mesfushorë: Granit Xhaka (Arsenal), Valon Behrami (Udinese), Blerim Xhemaili (Bologna), Remo Freuler (Atalanta), Denis Zakaria (Borussia Mönchengladbach), Gelson Fernandes (Eintracht Frankfurt), Xherdan Shaqiri (Stoke City), Steven Zuber (Hoffenheim)
Sulmues: Breel Embolo (Schalke 04); Haris Seferovic (Benfica), Mario Gavranovic (Dinamo Zagreb), Josip Drmic (Borussia Mönchengladbach)
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












