Kosova
16 të arrestuar për krim të organizuar
16 persona janë arrestuar ndërsa 7 të tjerë janë në kërkim për krim të organizuar.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në kuadër të angazhimit të shtuar për luftimin e krimit të organizuar, në bashkëpunim me Doganën dhe Policinë e Kosovës, ka arritur që pas një hetimi njëvjeçar të arrestojë një grup të krimit të organizuar, i cili ka vepruar kryesisht përgjatë vijës kufitare Kosovë-Maqedoni dhe në rrethinën e Ferizajt.
Prokuroria ka njoftuar se “Prokurori i Shtetit në Prokurorinë Speciale, z. SylëHoxha, ka bërë të ditur se ky rast kishte filluar të hetohet nga vitit 2017, duke paralajmëruar se ndaj këtij grupikriminal të arrestuar do të bëhet kërkesa për paraburgim dhe për vazhdimin e hetimeve të mëtejme për: veprat penale të organizimit të grupit kriminal nga neni 283, veprën penale të kontrabandimit të mallrave nga neni 317,shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore nga neni 318, paragrafi 3 dhe për shmangie nga tatimi – neni 313, paragrafi 3 i KRPK-së”.
”Sylë Hoxha ka konfirmuar se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka marrë aktvendim për fillimin e hetimit kundër të pandehurve F.I, Z.M., XH, I., A.B., M.B., N.S., B.S., H.S, I.J., U.J., K.RR., J.J., D.B., A.I., H.A., G.Z., R.B., A.A., A.D dhe J.M, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer vepra penale, me ç’rast gjatëperiudhës hetimore nga korriku i vitit të kaluar janëndërmarrë 11 veprime operacionale, me qëllim tëmbledhjes së dëshmive për krimin e organizuar dhe kontrabandimin e produkteve të ndryshme nga ana e tyre. Nga dokumentacioni i siguruar, del se gjatë aktivitetit të tyre të pandehurit kanë kryer veprat e lartpërmendura në mënyrë të organizuar dhe të strukturuar, duke kontrabanduar mallra, si: cigare pa banderola dhe me banderola të Maqedonisë, duhan të grirë, tekstil, vajra motorike dhe prodhime farmaceutike”, thuhet në njoftim, shkruan Albinfo.ch.
Me këtë rast, përfaqësuesi i Policisë së Kosovës njoftoi në takim se përveç 16 personave të arrestuar, në kërkim janë edhe 7 persona të dyshuar, kurse përfaqësuesi i Doganave të Kosovës, tha se totali i mallrave të kontrabanduara arrin vlerën e 1 milion eurove, kurse shuma e shmangieve tëdetyrimeve importuese arrin vlerën e përafërt prej afro 350 mijë eurosh, kurse vetëm gjatë operacionit të sotëm, vlera e shmangieve nga detyrimet importuese arrin afro 100 mijë euro.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C













