Shqipëria
15 plazhet më të bukura në Evropë, mes tyre edhe Ksamili
“TPG” shkruan në artikullin e tij për ishujt e Ksamilit se Riviera shqiptare është po aq e mrekullueshme sa Rivierat italiane apo franceze
Me një vijë të pafundme bregdetare dhe të larmishme mund të jetë e vështirë të zgjedhësh se cili plazh në Evropë është i denjë për t’u vizituar në vitin 2018.
Në këtë dilemë, turistëve iu ka ardhur në ndihmë “The Points Guy” një uebsite udhëtimesh amerikane që depërtoi në brigjet e Evropës për të gjetur disa nga pikat më të mira për çdo plazh për vitin 2018.
“The Points Guy” ka renditur 15 plazhet më të bukura në Evropë për vitin 2018 ku befasia është Ksamili, që renditet në vendin e dhjetë mes plazheve mahnitëse të Spanjës, Kroacisë, Francës, shkruan “ATSH”.
Në këto destinacione, arrihet falë linjave të reja ajrore, ku ju zgjidhni të kaloni pushimet mes ngjarjeve kulturore, të luani në rërë, të notoni në det ose thjesht të shijoni diellin në këto destinacione evropiane këtë verë.
“TPG” shkruan në artikullin e tij për ishujt e Ksamilit se Riviera shqiptare është po aq e mrekullueshme sa Rivierat italiane apo franceze, përcjell albinfo.ch.
“Ju nuk mund të keni dëgjuar për Rivierën Shqiptare, por është po aq e mrekullueshme sa Rivierat italiane apo franceze, me përjashtim të buxhetit shumë më të mirë. Ishujt e Ksamilit janë një koleksion simpatik i ishujve të pabanuar, të cilët mund të eksplorohen vetëm me një udhëtim të shkurtër me varkë larg gadishullit të Ksamilit. Ju madje mund të notoni mes disa ishujve në ujërat e cekëta”, shkruan “The Points Guy”.
Gjithashtu duke iu treguar miqve tuaj se jeni duke pushuar në Rivierën shqiptare, tingëllon shumë magjepsëse dhe aventureske, gjithashtu! Për të arritur këtu, linja ajrore e re Air Albania mund të fillojë të fluturojë në rrugët evropiane këtë verë.
E-Diaspora
-
Osmani: Mërgata, urë lidhëse mes Kosovës e Zvicrës Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ndihmës sekretaren e shtetit dhe shefen e...
-
Floriani 10 vjeçar bën selfie me Xhakën, i kushtoi babait të tij 2600 franga
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
Jeta në Austri
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme Innsbruck me kryebashkiak të ri, SPÖ e qendrës së majtë zbulon planin për të financuar propozimin...
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja