CH-Ballkani
14 vjet pasi ka privuar nga jeta gruan, kosovari rigjykohet në Austri
Pas aktit të vrasjes, ai kishte ikur së bashku me katër fëmijët e tij në Kosovë, ku i është dorëzuar policisë së UNMIK-ut
Një kosovar, sot në moshën 62-vjeçare, kishte vrarë në vitin 2005 në Wilhelmsburg të Austrisë bashkëshorten e tij duke e goditur me thikë. Pas vrasjes ai kishte ikur në Kosovë, ku ishte dënuar me 7 vjet heqje lirie. Ndërkohë, kosovari është kapur gjatë një udhëtimi në Shqipëri dhe është ekstraduar në Austri, ku e pret gjykimi i sërishëm për vrasje, shkruan noen.at.
Kësaj here, në Gjykatën e Landit në St. Pölten.
Vrasja kishte ndodhur më 6 qershor 2005 në banesën e përbashkët të çiftit. Ai ishte 47, ndërsa e shoqja 36-vjeçare. Dorasi e kishte vrarë bashkëshorten me një goditje me një thikë kuzhine, me teh të gjatë 20 centimetra. Pas aktit, ai kishte ikur së bashku me katër fëmijët e tij në Kosovë, ku i është dorëzuar policisë së Unmikut, transmeton albinfo.ch. Më tutje, Kosova ka shmangur ekstradimin e tij në Austri, thonë në prokurorinë e St.Pöltenit.
Gjatë procesit gjyqësor në Kosovë, i akuzuari kishte deklaruar se vrasjen e kishte kryer në vetëmbrojtje. Por ky deklarim i tij nuk përputhet me gjurmët e gjetura në vendin e krimit, thuhet në një deklaratë të Gjykatës së Landit në St. Pölten.
Prokuroria e St.Pöltenit kishte shpallur një fletarrest në nivel evropiane për dorasin, mbi bazë të këtij fletarresti u bë i mundur arrestimi i tij në Shqipëri dhe dorëzimi në Austri.
Kështu, ai do t`i nënshtrohet rigjykimit në shtetin ku është bërë krimi. Shtatë vjetët e burgut të mbajtur në Kosovë do t`i llogariten në dënimin eventual që do t`i shqiptohet atij në Austri.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 Ambasada e Kosovës në Austri dhe Lidhja e Shkrimtarëve “Aleksandër Moisiu” organizojnë promovimin dhe bashkëbisedim me... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet -
Finlandë
Basha Troni, regjisori me rrënjë shqiptare që po spikat në Finlandë
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet













