Shqipëria
1330 lëkundje pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri
Eksperti i sizmiologjisë shprehet se s'ka arsye për panik, por duhet ruajtur qetësia
Është bërë e ditur se 1330 lëkundje sizmike janë regjistruar pas tërmetit 6.4 ballë që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit 2019, ndërsa për ReportTv, Ismail Hoxha, ekspert i sizmiologjisë, shprehet se s’ka arsye për panik, por duhet ruajtur qetësia.
Thuhet se aparaturat e IGJEUM kanë arritur të kapin edhe lëkundjen e fundit sizmike që u regjistrua teksa kamera e Report Tv ishte prezente.
Po ashtu, u bë e ditur se kjo lëkundje ishte me epiqendër pranë Krujës dhe me magnitudë 2.9. Ndërkohë lëkundja e mëngjesit u regjistrua në Kepin e Rodonit. Deri më tani janë shënuar në total 1330 lëkundje që nga tërmeti i së martës.
Ndërkohë punonjësi i IGJEUM, Ismail Hoxha, është shprehur se në Shqipëri nuk është bërë një hartë sizmologjike prej kohësh dhe se prej 40 vjetësh nuk kishim një tërmet të këtyre përmasave që goditi më 26 nëntor.
Gjithashtu, Shqipëria, sipas Hoxhës, ndodhet në një zonë sizmike të lartë, kjo edhe për shkak të pllakës së Adriatikut, një ndër 7 pllakat sizmike më të larta në botë.
Ekspert i sizmiologjisë bën apel që në shkolla dhe kurrikula të flitet më tepër për tërmetin, pasi njerëzit duhet të mësohen me këtë realitet që do të na shoqërojë gjatë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












