Integrimi
133.000 refugjatë nga Ballkani, mbi 100 mijë prej tyre shqiptarë
Në vendin e parë janë sirianët me 162.510. Menjëherë pas tyre vijnë shtetasit e Shqipërisë 54.762 dhe ata të Kosovës me 37.095.
Lidhur me numrin e personave që kanë kërkuar azil në Gjermani gjatë vitit 2015 qarkullojnë informacione të ndryshme. Por, sipas BAMF (Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë) që është adresa me kompetente për këtë çështje, azil kanë kërkuar gjithsej 476.649 veta. Dhe kjo shifër është për 273.800 ose 135% më e lartë se ajo e një viti më parë, shkruan handelsblatt.de.
Rekordi i deritashëm ka qenë ai i regjistruar në vitin 1992, në kohën e luftës së Bosnjës dhe fillimit të luftërave në Ballkan në përgjithësi. Atëbotë kishin qenë 438.200 veta që kishin kërkuar azil në Gjermani, ose rreth 40 mijë më pak se në vitin 2015.
Ndërsa për nga prejardhja e azilkërkuesve, në vendin e parë janë sirianët me 162.510. Menjëherë pas tyre vijnë shtetasit e Shqipërisë 54.762 dhe ata të Kosovës me 37.095, transmeton albinfo.ch. Mbrapa kosovarëve vijnë shtetasit e Afganistanit (31.902) dhe ata të Irakut (31.379). Nga Serbia, azil në Gjermani gjatë vitit që sapo shkoi kanë kërkuar 26.945 veta ndërsa nga Maqedonia, 14.131. Po u morën së bashku të gjithë azilkërkuesit nga katër vendet e Ballkkanit Perëndimor, del një shifër prej 133.000 azilkërkuesve.
E-Diaspora
-
Berlin
Ansambli “Shota” fiton çmim në Karnavalin e Kulturave 2024 në Berlin Ansambli i këngëve dhe valleve burimore të shqiptarëve “Shota” për vite me radhë ruan vlera kulturore...
-
Tenori Ramë Lahaj paralajmëron pesë mbrëmje me yje të operës
-
Liga e Evropës sot do të ketë një fitues shqiptar
-
Edita mori diplomën e tretë të Juridikut në Universitetin “Wake Forest”
-
Rekord i ri i krimeve të motivuara politikisht në Gjermani
Jeta në Austri
-
Avdijaj, më i miri i xhiros së fundit në Austri Futbollisti shqiptar, Donis Avdijaj, është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së fundit në Bundesligën...
-
Austria dhe Britania e Madhe me bashkëpunim për deportimin e emigrantëve
-
Vjenë: Droni “kap” 5 shqiptarë që po punonin në të zezë
-
A do të kufizojë Hallstatt i Austrisë turizmin këtë sezon?
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi