Shkurt.ch
12 kilometra kolona para tunelit Gothard
Fluksi i madh i turistëve drejt jugut mbase i fundit për këtë verë, ka ngarkuar trafikun në portë veriore të tunelit të Gothardit. Sot rreth orës 4 të mëngjesit kolona e automjeteve në këtë vend ishte e gjatë rreth 6 kilometra ndërsa nga ora 7 kjo kolonë tashmë kishte arritur gjatësinë prej 12 kilometrash. Por edhe një ditë më parë, në pasditen e të premtes në këtë pikë ishte regjistruar një kolonë e gjatë 7 kilometra.
Ndërkaq kohëzgjatja maksimale e pritjes së makinave që shkonin në drejtim të jugut ka qenë dy orë, bën të ditur Shërbimi i Trafikut rrugor të Zvicrës Viasuisse transmeton srf.ch
Për të shkarkuar trafikun e dendur në këtë tunel, autoritetet u rekomandojnë udhëtarëve që të marrin në konsideratë edhe rrugët tjera, alternative si atë mbi San Bernardino, Lötscherg, SImplon ose Sankt Bernhard.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











