Maqedonia
12 kërkesa për amnisti në Gjykatën e Shkupit
Në Gjykatën Penale në Shkup deri tash kanë mbërritur 12 kërkesa për amnisti nga të akuzuarit për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga 27 prilli i vitit 2017, kanë konfirmuar nga Gjykata.
Ndërsa afati pesëditor për dorëzimin e kërkesave për amnisti skadon të martën.
Kërkesat e të akuzuarve mund të dorëzohen në Gjykatë personalisht dhe me postë.
Pas skadimit të afatit për parashtrim të kërkesave, Gjykata dhe Prokuroria do të ketë afat prej pesë ditëve të përgjigjen kush do të falet e kush jo.
Ligji për amnisti të enjten u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikë së Maqedonisë, pasi ky ligj u nënshkrua nga presidenti i vendit, Gjorge Ivanov.
Kuvendi i Maqedonisë më datën 18 të këtij muaji me procedurë të shkurtër me 95 vota “pro”, asnjë kundër dhe asnjë abstenim e miratoi Ligjin për amnisti për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë














