Një 18-vjeçar nga Kosova është gjetur pa shenja jete në ujërat e zonës së Kunes, në Shëngjin.
Sipas raportimeve, rrethanat e vdekjes ende nuk janë të qarta. Autoritetet po hetojnë nëse i riu është mbytur apo nëse ka pësuar arrest kardiak gjatë qëndrimit në det.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Lezhës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.