Lajme
1 miliard fluturime ndërkombëtare më pak gjatë vitit 2020
Turizmi botëror pësoi në 2020-në vitin e tij më të keq të regjistruar ndonjëherë, me fluturimet ndërkombëtare që ranë me 74 për qind krahasuar me vitin 2019. Kështu thuhet në të dhënat e publikuara nga Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO).
Destinacionet në të gjithë botën mirëpritën 1 miliard më pak fluturime ndërkombëtare në vitin 2020 sesa në vitin pararendës, për shkak të një rënie të paprecedentë të kërkesës dhe kufizimeve të përhapura të udhëtimeve.
Kjo krahasohet me rënien prej 4 për qind të regjistruar gjatë krizës ekonomike botërore të vitit 2009.
Sipas barometrit të fundit botëror të turizmit në UNWTO, rënia në udhëtimet ndërkombëtare përfaqëson një humbje të vlerësuar prej 1.3 trilionë dollarësh në të ardhurat nga eksporti, më shumë se 11 herë nga humbja e regjistruar gjatë krizës ekonomike botërore 2009.
Kriza ka vënë në rrezik rreth 100 deri 120 milionë vende pune të lidhura drejtpërdrejt me turizmin, shumica prej tyre në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Për shkak se pandemia COVID-19 është në zhvillim, shumë vende tani po rivendosin kufizime edhe më të rrepta të udhëtimit. Këto përfshijnë testimin e detyrueshëm, karantinat dhe në disa raste, një mbyllje të plotë të kufijve, të gjitha peshojnë mbi rinisjen e udhëtimeve ndërkombëtare.
Në të njëjtën kohë, shpërndarja graduale e një vaksine kundër COVID-19 pritet të ndihmojë në rikthimin e besimit të konsumatorit, të kontribuojë në lehtësimin e kufizimeve të udhëtimit dhe normalizimin e ngadaltë të udhëtimeve gjatë vitit në vazhdim. /VoA/
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












