Lajme
Talebanët mbyllin rrugën për në aeroport, vetëm të huajt lejohen të kalojnë
Talebanët mbyllën rrugën për në aeroportin e Kabulit dhe lejohen të kalojnë vetëm shtetasit e huaj, njoftoi sot zëdhënësi Zabihula Mujahid.
Ai theksoi në konferencën për shtyp se nuk ishte arritur asnjë marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për zgjatjen e afatit për tërheqjen e trupave amerikane pas 31 gushtit dhe se ata donin që evakuimi të përfundonte deri në atë datë.
“Ne nuk do të lejojmë asnjë evakuim pas 31 gushtit,” tha zëdhënësi i talebanëve. Ai vlerësoi se grumbullimi në aeroport ishte “i rrezikshëm” dhe se njerëzit mund të “humbnin jetën”, raporton Al Jazeera, përcjell Albinfo.ch.
Mujahid u bëri thirrje afganëve që po mblidhen në aeroport, të largohen nga vendi për t’u kthyer në shtëpi, duke theksuar se talebanët “garantojnë sigurinë e tyre”.
Ai pretendon se nuk ka lista të njerëzve për të cilët po përgatitet hakmarrja. Ai shpjegoi se jeta në vend “po kthehet në normalitet”, por se “kaosi në aeroport është një problem”.
Mujahid tha gjithashtu se nuk dinte asgjë për ndonjë takim midis udhëheqësit taleban, Abdul Ghani Baradar dhe drejtorit të CIA -s, William Barnes në Kabul të hënën, gjë që u raportua nga Washington Post, por ai nuk e mohoi që takimi u zhvillua.
Ai gjithashtu deklaroi se të gjitha mediat afgane, përfshirë Radio-Televizionin Afganistan, vazhduan të punojnë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












