Në 24 orët e fundit, në Shqipëri kanë vdekur 10 persona si pasojë e COVID-19.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga testimi i 3,571 të dyshuarve për koronavirus, pozitivë kanë rezultuar 441 qytetarë.
Në spitalet në Shqipëri po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.