Lajme
Këshilli Evropian: Pako ndihmash për 10 vende, edhe për Kosovën e Shqipërinë
Këshilli Evropian miratoi një paketë ndihme prej tre miliardë eurosh për të mbështetur vendet kandidate të BE-së dhe fqinjët në Partneritetin Lindor dhe Jug, të propozuar më parë nga Komisioni Evropian, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.
Paratë nga i ashtuquajturi “Instrumenti i Financimit të Shpejtë” janë të destinuara për ekonomitë e dhjetë vendeve, me qëllim që t’i ndihmojnë ata të përballen me pasojat ekonomike të pandemisë COVID-19.
Ndihma financiare do të ofrohet në formën e huave nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, në kushte të favorshme.
100 milionë euro janë ndarë për Kosovën, 60 milionë euro për Malin e Zi, 160 milionë euro për Maqedoninë Veriore, 250 milionë për BeH dhe 180 milionë euro për Shqipërinë,
Paratë janë planifikuar gjithashtu në ndihmë edhe të shteteve tjera, kështu që 150 milionë euro janë të destinuara për Gjeorgjinë, 200 milionë për Jordaninë, 100 milionë për Moldavinë, 600 milionë për Tunizinë dhe 1.2 miliard euro për Ukrainën.
Ndihma e BE-së nga ky program do t’u shërbejë vendeve që e kanë pranuar të mbulojnë kërkesat shtesë financiare që u krijuan për shkak të shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, dhe ai do të jetë në dispozicion të tyre në 12 muajt e ardhshëm, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














