Lajme
Zyrtare: Zvicra shpallet vendi më i pëlqyer në botë
Renditja globale e perceptimit për vitin 2026 e vendos Zvicrën në krye, së bashku me Kanadanë
Zvicra është shpallur vendi me imazhin më pozitiv në botë, sipas Global Perception Ranking 2026, një renditje ndërkombëtare që mat mënyrën se si perceptohen shtetet nga opinioni publik global, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportit, Zvicra ndan vendin e parë me Kanadanë, ku të dyja vendet kanë arritur rezultatin më të lartë neto të perceptimit pozitiv, me +36 pikë.
Në studim janë vlerësuar 65 shtete, duke u bazuar në faktorë si stabiliteti i brendshëm, cilësia e jetës, pozicionimi diplomatik dhe hapja e shoqërisë ndaj botës.
Zvicra ka marrë vlerësime të larta në të gjitha kategoritë, duke u renditur si vendi që projekton imazhin më të mirë në arenën ndërkombëtare.
Pas Zvicrës dhe Kanadasë renditen Japonia me +34 pikë dhe Suedia me +33, transmeton tutje albinfo.ch.
Raporti tregon gjithashtu se më shumë se dy të tretat e 15 vendeve më të vlerësuara ndodhen në Evropë. Mesatarja e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian është rreth +26 pikë, megjithëse Franca dhe Mbretëria e Bashkuar renditen më poshtë, me nga +11 pikë secila.
Në anën tjetër të listës, Shtetet e Bashkuara renditen ndër pesë vendet me perceptimin më negativ, me një rezultat prej -16 pikësh. Izraeli mban vendin e fundit me -24 pikë, i ndjekur nga Afganistani dhe Koreja e Veriut me nga -19 pikë.
Rezultatet konfirmojnë edhe një herë reputacionin e Zvicrës si një nga vendet më të qëndrueshme, më të sigurta dhe më të respektuara në botë. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













