Kosova

Zyrtare: Kosova ndihmon Amerikën me 100 mijë dollarë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të japë 100 mijë dollarë për SHBA-në. Mjetet do të shkojnë për të prekurit nga uragani Harvey

Kabineti qeveritar ka miratuar propozimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj që të ndajë mjete financiare për viktimat e Uraganit Harvey në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch.

“Është miratuar kërkesa e Presidentit të Republikës së Kosovës për ndarjen e mjeteve për ndihmë familjeve të prekura nga uragani Harvey në Hjuston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për këtë qëllim janë ndarë 100 000 dollarë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ky propozim është bërë me kërkesë të presidentit Hashim Thaçi. “Bashkë me qytetarët e Republikës së Kosovës, me shqetësim dhe dhimbje, kam përcjell zhvillimet në Hjuston pas reshjeve dhe përmbytjeve masive të shkaktuara nga uragani Harvey, të papara ndonjëherë. Prandaj, i bëj thirrje dhe kërkoj nga Qeveria e Republikës së Kosovës që sa më shpejt të marrë vendim për ndarjen e së paku 100.000 dollarë në ndihmë të familjeve amerikane të prekura nga kjo katastrofë”, ishte kërkesa e Thaçit.

Por, ishte kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nuk e kishte miratuar kërkesën e tij, duke thënë se nuk ishte zyrtare dhe vetëm e kishte publikuar në “Facebook”.