Sport
Zvicra triumfon bindshëm ndaj Shqipërisë
Për Zvicrën në minutën e 46-të ka hyrë në lojë edhe futbollistja shqiptare, Florijana Ismaili
Kombëtarja e Shqipërisë te femrat është turpëruar në ndeshjen e parë të grupit 2 kualifikues për Botëror. Vashat kuqezi janë mundur në shtëpi me rezultat 4:1, shkruan albinfo.ch.
Brunner, Bachmann, Crnogorceviq dhe Dickenmann realizuan për Zvicrën, ndërsa Lavdije Begolli shënoi për Shqipërinë.
Për Zvicrën në minutën e 46-të ka hyrë në lojë edhe futbollistja shqiptare, Florijana Ismaili.
Zvicra në ndeshjen e ardhshme do të përballet me Poloninë, kurse Shqipërisë me Bjellorusinë. Të dy këto përballje do të zhvillohen më 19 shtator.
Zvicra ka synime të mëdha për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror, derisa vashat kuqezi shpresojnë të tregojnë paraqitje të mira në këto kualifikime.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












